Këto ditë në Rusia, Shqipëria dhe shtete të tjera evropiane po festojnë përvjetorin e radhës të shpartallimit të Gjermanisë fashiste dhe satelitëve të saj në luftën e dytë botërore. Vendeve tona iu desh ta paguanin shtrenjtë këtë fitore. Lufta heroike e trupave sovjetike dhe partizanëve shqiptarë ndihmoi që popujt e Evropës te shpëtojnë nga zgjedha fashiste. Çlirimi i Tiranës me forcat e heronjëve shqiptarë dhe ngritja e flamurit të kuq të Fitores mbi rajhshtag në Berlin u bënë simbole të fitores së forcave antifashiste. Mirepo në ditët e solemiteteve festive ne nuk duhet të harrojnë mësimet e hidhura të asaj lufte, që duhen nxjarrë. Në lidje me to përsiat vëzhguesi ynë, kandidat i shkencave historike Pjetër Iskenderov.

Pushtimi i Shqipërisë nuk ishte aksioni i parë agresiv i jashtëm politik i regjimit fashist italian të Musolinit. Disa vjetë përpara kësaj trupat italiane u futën në Etiopi. Mirëpo pikërisht në shembullin e operacionit shqiptar u shfaq qartë i gjithë cinizmi jo vetëm i shteteve fashiste, por edhe vendeve, që konsideroheshin demokratike, i cili në analizë të fundit u lejoi vendeve të boshtit fashist që të pushtonin gjysmën e Evropës.

Formalisht në kuadrin e boshtit Berlin-Romë Hitleri dhe Musolini kishin ndarë sferat e influencës. Italisë si drejtime prioritare të ekspansionit të jashtëm politik iu rezervuan rajonet e Ballkanit dhe të Mesdheut. Mirëpo Musolini, që kurrë nuk kishte ndjerë ndonjë besim të madh tek aleati i vet, e kuptonte fort mirë se në valën e lëshimeve, që iu bënë nga Anglia dhe Franca Gjemanisë, kjo e fundit nuk do të merrte parasysh dhe aq shumë marrëveshjet paraprake. Prandaj si pikënisje për hartimin e planeve të pushtimit të Shqiperisë u bë futja e dhunshme e Austrisë në përbërjen e Gjermanisë në vitin 1938. Në portet italiane Bari dhe Brindizi filluan të përqëndroheshin trupat e parashikuara për dërgimin në Shqipëri. Një shkah suplementar për agresionin u bë aksioni i ri i vendeve perëndimore për pajtimin e Hitlerit, në kuadrin e të cilit ato pranuan ndarjen e Çekosllovakisë. Komploti i Munihut i vitit 1938 u prit nga Roma si shenjë e fillimit të ekspansionit në Ballkan që të mos mbetej prapa aleatit të vet gjerman. Udhëheqja e Shqipërisë, me që ra fjala, e vleresoi cilësoi marrëveshjen e Munihut krejt ndryshe, dhe pikerisht, si heqja dorë nga përdorimi i forcës. Në tëtor të vitit 1938 mbreti shqiptar Ahmet Zogu i dërgoi bile një letër ministrit të punëve të jashtme të Italisë, kontit Çiano, në të cilën e siguroi Romën për bashikerinë e vet. Ministri italian u përpoq ta qetësonte mbretin, duke e siguruar atë për mungesën tek Italia të synimeve agresive ndaj Shqipërisë. Dhe sigurisht, që konti Çiano la në heshtje atë shënim, që kishte bërë në ditarin e vet pas njohjes me mesazhin e mbretit shqiptar. Ndërsa ai shënim tregonte për synimet e vërteta të regjimit fashist italian, të cilin udhëheqja shqiptare e konsideronte si miqësore: “Duhet të qërohen hasapet sa më shpejtë me këtë Shqipëri!”

Planet agresive të Italisë fashiste ndaj Shqipërisë nuk gjetën kundërshtim as nga ana e vendeve ballkanike-fqinje. Roma u përpoq të rezervonto në mënyrë paraprake përkkrahjen nga ana e Jugosllavisë. Në janar të vitit 1939 u zhvilluan bisedimet sekrete italiano-jugosllave, gjatë të cilave Beogradit iu premtua Selaniku dhe një pjesë e territorit të Shqiperisë në këmbim të përkrahjes nga ai të futjes së trupave italiane në Ballkan. Kabineti i Milan Stojadinoviçit pranoi hartimin e planeve të një operacioni të përbashket italiano-jugosllav në Ballkan. Vërtet, që në shkurt kjo qeveri u rrëzua. Autoritetet e reja jugosllave po vazhdonin të shqyrtonin leverdinë që u premton propozimi italian, mirëpo përkrahja nga ana e Beogradit pushoi atëherë së qeni aktuele për Romën. “Puna do të përfundojë jo me Jugosllavinë, por pa te, dhe, ndoshta, kundër saj”, shkroi ato ditë konti Çiano.

Në analizë të fundit edhe Shqipëria, edhe Jugosllavia, edhe pjesa tjetër e Evropës paguan një çmim mjaft të shtrenjtë – dikush – për besimin e tepërt tek fashistët, dikush tjetër – për iluzionet se mund të bëjë pazarllëk me te, ndërsa të tjerët – për përpjekjet për ndarjen së bashku të kulaçit ballkanik. Kjo është me vend t’u  kujtohet edhe politikanëve të sotëm, të cilët shpesh sakrifikojnë bashkëpunimin me fqinjët e rajonit për hir të ambicieve prej fuqie të madhe dhe hesapeve të pajustifiquara gjeopolitike.