Bashkimi Evropian do të shkurtojë pranine e vet ushtarake në Bosnjë e Hercegovinë, në qoftë se autoritetet e kësaj republike do të marrin përsipër pjesën më të madhe se tani të përgjegjësisë për sigurimin në vend. Për këtë deklaroi në Sarajevë Havjer Solana, përfaqësues suprem i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe politikën e sigurimit. Po japim mendimin e Pjetër Iskenderovit, vëzhguesi ynë, kandidat i shkencave historike.

Bashkimi Evropian përgatitet të shkurtojë praninë e vet paqëruajtëse në Bosnjë e Hercegovinë ne sfondin e perpjekjeve të ethshme per vendosjen e misionit të vet në krahinën serbe të Kosovës. Në lidhje me këte të fundi
tashmë u mor vesh për numrin e anë'tarëve të përfaqësisë së Bashklmit Evropian, detyrat kryesore dhe bile buxhetin që do të përbëjë 150 mln. evro në vit. Afro 800 bashkëpunëtorë të misionit do të plotësojnë funksionet policore, ndërsa 150 do të jenë përgjegjës të drejtësisë. Ç’është karakteristike, preventivi u llogarit dhe për vendosjen e kuadrove u mor vesh në mungesë tek bashkësia botërore të paktën të një plani paraprak të zgjidhjes së problemit kosovar. Bile Nikollas Bernsi, një ithtar kaq i zjarrt i pavarësisë së Kosovës, zv.sekretar amerikan i shtetit, pranon se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mund të merret me problemin e Kosovës jo më herët se në shkurt ose blle në mars të vitit të ardhshëm.

Pse Baskimi Evropian po nxiton, pra, kaq shumë të forcojë pozitat e veta në Kosovë dhe njëkohësisht bën aluzion për shrurtimin e pranisë së vet në Bosnjë e Hercegovinë? Siç duket, ata të Brukselit vendosën të heqin gradualisht nga vetja barrën e rëndë boshnjake dhe të përfitojnë nga zhurma e tanishme rreth rregullimit të problemit kosovar që si të thuash të lëvizin me shkathtësi akrepat. Sepse për Bashkimin Evropian të përfshirë nga kriza e brendshme janë të domosdoshme si ajër të pektën ndonjëfarë suksesesh. Pa vini re, të nderuar dëgjues, se kush në praninë e zotit Solana hyri këtë javë në një atmosferë solemne në detyrën e komandantit të forcave paqeruajtëse të Bashkimit Evropian në Bosnjë e Hercegovinë? Ky ëxhtë admirali gjerman Hans-Johen Vitthauer, përfaqësues i vendit, i cili më 1 janar do të bëhet kryetar në organizatën panevropiane. Deklaratat për gatishmërinë e Brukselit për të shkurtuar misionin në Bosnjë e Hercegovinë së bashku me planin e gatshëm të ardhjes në Kosovë krijojnë pamjen e aktivitetit dhe të veprimtarisë së suksesshme të Bashkimit Evropian në Ballkan, që është kaq e dëshiruar për Berlinin dhe Brukselin.

Por a mund të flitet për sukseset reale? Zgjedhjet që u zhvilluan më 1 tetor në Bosnjë e Hercegovinë tregojnë një tablo të trishtuar për Perëndimin. Një përkrahje më të madhe ndër zgjedhësit gjetën partitë dhe politikanët, qe kanë luajtur një rol aktive në luftën etno-civile në këtë ish-republikë jugosllave dhe të cilët sot shtrojnë cështjen e rishikimit të parimeve të rregullimit gipas marrëveshjes së Dejtonit. Dhe një radikalizim i tillë i prirjeve vihet re edhe tek serbët, edhe tek kroatët, edhe tek myslimanët boshnjake. Por ky është akoma një radikalizim i qytetërur. Ndërkohë, shërbimet speciale të Bosnjës e Hercegovinës e 'bëjnë alarm forcimin në vend të pozitave të organizatave terroriste :ndërkombëtare, ndër të tjera, të grupimit “Al-Qaeda”.

Kështu që zor se Bashkimi Evropian do të mund të shënojë Bosnjën e Hercegovinën në aktivin e vet. Dhe janë arsyet serioze që të mendohet se situata në Kosovë do të bëhet më e hidhur për Brukselin. Sepse misioni i atëhershëm u planifikua në mungesë të vendimit ligjor ndërkombëtar për statusin e krahinës dhe në kushtet e mosmarrëveshjeve serioze në gjirin e organizatës panevropiane për këtë çështjë. Se si do ta tregojë ajo veten në kushte te tilla në Kosovën, e ndarë në të vërtetë sipas shenjes etnike, është e vështirë që të përfytyrosh. Por s’besoj se do ta tregojë vetën më të sukseshme se në Bosnjë e Hercegovinë.