Siç dhe ju kemi premtuar, tani rubriknën tonë të përhershem ”Ballkani — vështrimi nga Moska" po e transmetojmë dy herë në muaj. Ju ftojmë të merrni një pjesë më aktive në përgatitjen e saj, sepse letrat tuaja më interesante me vlerësimet e këtyre ose atyre ngjarjeve, të cilat zhvillohen në Ballkan, ne do t’i fusim në pasqyrën në fjalë. Pyetjeve tuaja polemike do t’u përgjigjen vëzhguesit e radios "Zëri i Rusisë”. Ndërsa në fund të çdo muaji redaksia jonë do të ndalet posaçërisht në letren më interesante dhe do t’a motivojë aurorin e saj një dhuratë simbolike.

Pra, në valën e radios "Zëri i Rusisë" ju po dëgjoni pasqyrën "Ballkani — vështrimi nga Moska". Ajo u përgatit për ju nga vëzhguesi ynë, Pjetër Iskenderov.

Me muajin nëntor të këtij viti vendet ballkanike lidhën shpresa të mëdha. Me iniciativën e Martti Ahtisaarit, përfaqësues special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në bisedimet për çështjen e përcaktimit te statusit përfundimtar të Kosovës, në mjetet e komunikimit masiv filloi të qarkullojë informacioni për project rezolutën që do t’I paraqitet për shqyrtim Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në këtë rezolutë ,sipas fjalëve të ithtarëve të separatistëve kosovarë, fjalë duhet të bëhej për pavarësinë e Kosovës me ruajtjen e pranisë ndërkombëtare në krahinë. Vërtet, mjetet serbe të komunikimit masiv që në fillim paralajmëruan se përfaqësuesi special i OKB-së nuk do të arrijë të zgjidhë dot problemin brenda afatit të caktuar. Që në shtator grafiku i punës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për problemin e statusit të Kosovës u prish dy herë për shkak se përfaqësuesit ndërkombëtarë thjesht nuk arrinin të përgatisnin dokumentet e domosdoshme. Ndërsa kur u bë e qartë përfundimisht pamundësia për të bërë kështu që grupi ndërkombëtar i kontaktit dhe Këshilli i Sigurimit të marrin vendim për pavarësinë e Kosovës, qoftë dhe konvencionale, misioni i Ahtisaarit u ndodh buzë dështimit.

Lidhur me këtë më kujtohet një botim i gjerë në faqet e gazetës së autoritetshme amerikane "Krisçen sajens monitor" të një viti më parë. Në të Blerim Shala, koordinator i grupit të ekspertëve të delegacionit shqiptar të Kosovës në bisedimet në Vjenë, quajti bisedimet e shpallura nga zoti Ahtisaari "hallkë të fundit të mozaikut" dhe deklaroi se delegacioni kosovar është fare i gatshëm për të filluar bisedimet.

Mirëpo që atëherë ishte e qartë se "bisedimet zor se kurorëzoheshin me sukses. Ç"është për të ardhur keq, bile edhe parimet e rregullimit në Bosnjë e Hercegovinë, që ishin përpunuar në Dejton, mbetën një ideal i paarritshëm për Kosovën. Atëherë përfaqësuesit ndërkombëtarë arritën jo vetëm që të mblidhnin në bazën ushtarake amerikane në lokalitetin Dejton liderët e palëve nderluftuese, por edhe t’i, detyronin ata që të nënshkruan një marrëveshje, e cila në këtë ose atë mase mori parasysh edhe interesat të serbëve, edhe të kroatëve, edhe kroatëve, edhe myslimanëve boshnjakë. Ndërsa në rastin e Kosovës kjo tani për tani nuk është arritur të sigurohet dhe, siç duket, zor sigurohet.

Shkaku kryesor i dështimit siç më duket mua është se në bisedimet në Dejton qëllimi kryesor i bashkësisë ndërkombëtare të OKB-së dhe “grupit të Kontaktit” ishte ndalimi i konfliktit të armatosur, ruajtja e shtetit unik boshnjak, integrimi shtetëror i tre popujve ballkanikë.

Ndërsa në rastin e Kosovës një detyrë e tillë nuk u shtrua që në fillim. Gjatë luftës kundër Slobodan Millosheviçit, Perëndimi tërhoqi në anën e vet shqiptarët kosovarë, duke u bërë aIuzion për mundësinë e marrjes së pavarësisë dhe as SHBA, as NATO-ja, as Bashkimi Evropian nuk guxuan pastaj të ktheheshin prapa.

Me gjithë parashikueshmërinë e vet, shtyrja e vendimit për Kosovën për vitin e ardhshëm ngatërroi seriozisht letrat ballkanike. U bë e qartë se deri në zgjedhjet më 21 janar në Serbi kjo çështje nuk do të bëhet kurrsesi e qartë. Habinë e vet nuk mundi ta fshifte madje edhe Joahim Rykkeri, kryetar i Misionit krahinor të OKB-së, diplomat gjerman. Duke qenë me një vizitë në Berlin, si i bëri thirrje bashkësisë botërore që të zgjidhë “brenda mundësive sa më shpejt” çeshtjen kosovar. "Kosovës dhe rajonit i duhet një situatë e qartë. Shtyrjet e mëtejshme do të kishin një çmim të lartë politik dhe ekonomik”, deklaroi ai para gazetarëve lokalë dhe te huaj.

Qorrsokaku kosovar shkaktoi nje aksion, për të cilin vetëm deri para disa muave zor se mund ta mendonin vëzhguesit madje edhe ata më të guximshmit. Ditën e fundit të nëntorit në Rusi arriti kryeministri i Kosovës dhe ish-kryekomandanti i UÇK-s Agim Çeku. Pasi bisedoi në Moskë me Vladimir Titovin, zv.ministër i punëve të jashtme i Rusisë, dhe parlamentarët e kësaj të fundit, zoti Çeku e pa të mundshme bile të quante vizitën e vet në Rusi “të suksesshme dhe pozitive”. Sipas mendimit të tij, “fakti se shqiptarët u ftuan për vizitë provon se parlamentarët e Rusisë shikojnë tek ne përfaqësuesit e ligjshëm të Kosovës dhe partnerë në bisedimet”. Ndonëse, ç’është e vërteta, udhëheqja e Rusisë deklaroi që në fillim se e konsideron ardhjen e delegacionit kosovar me në krye kryeministrin jo si vizitë, po si udhëtim pune. Veç kësaj, kryietari i qeverisë së përkohshme të krahinës nuk mund të konsiderohet kurrësesi partnere e Rusisë në këto bisedime, meqenëse në bisedimet ne Vjenë marrin pjesë përfaqësuesit e krahinës së Kosovës dhe të autoriteteve të Serbisë. Ndërsa për sa i përket Rusisë, ajo merr pjesë në zgjidhjen e çeshtjes kosovare si anetare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe anëtare e Grupit ndërkombëtar të kontaktit dhe si e tillë kundërshton kategorikisht vendimet e njëanshme të afta për të mindur stabilitetin e brishtë në Ballkan.