Tani erdhi koha pasqyrës “Ballkani — vështrimi nga Moska”, që u përgatit nga Georgi Jeretnovi.

Fillimisht duam t’ju njoftojmë se që nga tetori do të rifillojmë rubrikën tonë të përhershme “Ballkani – vështrimi nga Moska” dy herë në muaj, dhe çdonjërin prej numrave do ta përsërisim edhe një herë ditën e nesërme.

Ju ftojmë, miq, për edhe ju të merrni pjesë në këtë pasqyrë. Letrat tuaja më interesante me vlerësimet e këtyre ose atyre ngjarjeve, që zhvillohen në Ballkan, ne do t’i pasqyrojnë. Pyetjeve tuaja polemike do t'u përgjigjen vëzhguesit e radios “Zëri i Rusisë”. Ndërsa në fund të çdo muaji redaksia do të veçojë letrën më interesante dhe do t’i vleresoje shkuesin e saj me një dhuratë simbolike.

Muaji i kaluar ishte plot me ngjarje të ndryshme që kishin të bënin sidoqoftë me jetën në vendet ballkanike. U zhvillua takimi i kryetarëve të qeverive të Shqipërisë dhe Greqisë. Në të u diskutuan problemet rajonale dhe ndërkombëtare, ndër të tjera, problemi i Kosovës, zgjidhja e të cilit, sipas fjalëve të kryeministrit grek,”ka rëndësi për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Kryeministri i Greqisë Kostandinos Karamanlis vuri në dukje se Greqia përkrah kursin e Shqipërisë për hyrjen në institucionet evroatlantike. “Ne jemi të gatshëm për ta ndihmuar vendin-fqinj që të realizojë reformat e domosdoshme dhe të zbatojë zotimet, të cilat i ka marrë përsipër ndaj Bashkimit Evropian”, theksoi Kostandinos Karamanlisi pas mbarimit të takimit në Athinë.

Sipas fjalëve të kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, në bisedime u fal gjithashtu për forcimin e mëtejshëm të të drejtave të njeriut, të drejtave të pakicave kombëtare në Shqiperi. Sali Berisha e falënderoi qeverinë greke për ndihmën, që i jep Shqipërisë që të demokratizojë vendin mbi bazën e ekonomisë së tregut dhe të realizojë vijën strategjike për hyrjen në Bashkimin Evropian dhe NATO. Kryeministri i Shqipërisë vuri në dukje rëndësinë e posaçme të marrëveshjes dypalëshe të bashkëpunimit në fushën energjetike, që u nënshkrua në Athinë.

Një takim tjetër i rëndësishëm që duam të përmendim, meqenëse ka të bëjë me situatën në Ballkan, është pikerisht biseda mes ministrave të punëve të jashtme të Rusisë dhë Shqipërisë, që u zhvillua më 23 shtator në Nju-Jork në kuadrin e sesionit të 61-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Sergej Llavrovi dhe Besnik Mustafaj diskutuan situatën në rajon dhe çeshtjet e bashkëpunimit në sferën energjetike. Palët shkëmbyen mendime për çështjet e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe për situatën dhe perspektivat e çështjes së përcaktimit të statusit përfundiatar të Kosovës. Lidhur me këtë nuk mund të mos përmendet as vizita e paradokohshme në SHBA e Edit Harxhit, zv.ministre e punëve të jashtme e Shqipërisë. Ajo deklaroi para gazetarëve se vendi i saj përshëndet përpjekjet e Rusisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Duke u ndalur në çështjen e mundësisë së Rusisë për të përfituar nga e drejta e vetos gjatë votimit të rezolutës së Këshillit të Sigurimit për çështjen e Kosovës, zonja Harxhi shfaqi shpresën tek ajo se të gjitha vendimet e domosdoshme do të merren. Në të njëjtën kohë ajo pranoi se Grupi i kontakti, në të cilin Rusia luan një rol shumë të rëndësishëm, ka për të përshkuar akoma një rrugë të gjatë që të përpunojë një pozitë të pranueshme për të gjitha palët e interesuara.

Është karakteristike se duke komentuar thëniet e Edit Harxhit, juristi nga Uashingtoni Xhejms Xhatras, që përfaqëson interesat e serbëve kosovarë, vuri në dukje se këta të fundit nuk dëshirojnë që të jenë “pakicë” në vendin e vet dhe dyshojnë shymë se autoritetet shqiptare të Kosovës do të respektojnë të drejtat e tyre në të ardhmen, në qoftë se nuk i respektojnë ato në kohën e drejtimit përkohesisht vitet e fundit të administratës ndërkombëtare të OKB-së. “Zonja Harxhi flet për një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit, por s’ka nevojë për asnjë rezolutë të re, deklaroi Xhejms Xhatrasi. — Beogradi tashmë dha të kuptohet qartë se nuk ka ndër mend t’i drejtojë shqiptarët-kosovarë dhe është i gatshëm për t’u dhënë atyre një autonomi sa më të gjerë”.

Ja, ndoshta, dhe të gjitha njoftimet më të rëndësishme dhe aktuale nga Ballkani, në të cilat ne do të donim të tërhiqnim vëmendjen tuaj. Të dashur miq! Presim letrat dhe pyetjet tuaja. Pasqyra “Ballkani — vështrimt nga Moska” u përgatit kësaj here nga Georgi Jeretnovi. Ju urojmë gjithë të mirat! Mirudëgjofshim përsëri në valët e radios ”Zëri i Rusisë”!