Rezultatet e referendumit për çështjen e pavarësisë së Osetisë së Jugut, që u zhvillua më 12 nëntor, njëkohësisht me zgjedhjet e presidentit të republlkës në fjalë, qe nuk u njoh nga bashkesia botërore, nuk ishin një e papritur për vëzhguesit .Përqindja e pjesëmarrjes së zgjedhësve përberi më se 90% dhe shumica e tyre derrmuese u shpreh per pavaresinë e Osetisë së Jugut. Situatën po e shqyrton vëzhguesi Pjetër Iskenderov.

Referendumi për çështjen e aprovimit të pavarësisë së Osetisë se Jugut ka praktikisht po ato veçori dalluese si dhe referendumi që u zhvillua në shtator në rajonin "Pridnijestrovije". Përqindje jashitëzakonisht e lartë e paraqitjes së zgjedhësve, organizim i mirë i plebishitit, mungesë e parregullseve serioze, por kryesore — dominimi mbizotërues i ithtarëve të vetëvendosjes — të gjitha këto dëshmojnë se popujt e republikeve të ish-BS-it, të cilat nuk u njohën nga bashkësia botërore, kanë një dëshirë të palëkundur që të econ nëpër rrugën të cilën e kanë vendosur vet.

Mirëpo situata në "Pridnijestrovije", Osetinë e Jugut, si dhe në Abhazikanë jo vetëm këto tipare të përbashkëta. Liderët e këtyre republikave nuk fshehin atë se aktivizimi i përpjekjeve të tyre për forcimin e shtetit është i lidhur ngushtë me situatën, që u krijua rreth rrugëzgjidhjes së çështjes të Kosovës. Pikërisht Kosova, po aspak Mali i Ri, siç do të donite, ndoshta, shumë kush në Perendim, shikohet nga ato si shembull për t’u ndjekur. Rezultatet e plebishitit në Osetinë e Jugut kanë vërtetuar edhe një herë se rasti kosovar mund të jetë precedent. Sido që të përpiqeshin apologetët e pavarësisë së Kosovës për të provuar se rasti i Kosovës dhe rruga e saj drejt pavarësisë janë unikale, vetë jeta përgënjeshtron synimet e tyre. Për botën e sotme më tepër është unikal rasti me Malin e Zi, kur republika u vetëvendos mbi bazën e marrëveshjes me bashkësinë shtetërore, në të cilën bente pjesë më parë. Ç"është për të ardhur keq, shembuj të tillë të ndarjes së qytetëruar në hapësirën euraziatike tani për tani nuk vërehen asgjëkundi. Ndërkohë shembuj të kundërt ka plot dhe kryesori prej tyre mbetet ai i Kosovës.

Javët e fundit Perëndimi siç duket filloi të mendohet seriozisht për rrezikshmërisë e përpjekjeve shumëvjeçare për t’u bërë lajka separatistëve kosovarë. Martti Ahtisari, përfaqësues i posaçëm i sekretarit të përgjithëm të OKB-së në bisedimet për çështjen e përcaktimit përfundimtar të statusit të Kosovës, mori modje pushim deri në fund të janarit të vitit 2007. Së-pari, ai nuk mund të mos kuptojë se imponimi i pavarësisë së Kosovës, Beogradit vë në rrezik pozitat e qarqeve qeverisë se serbe, të cilat kanë si qëliim bashkë që të punojnë me Bashkimin Evropian. Ndërsa ,së-dyti, përkrahja e separatistëve shqiptarë të Kosovës, në fakt, ia heq Perëndimit të drejtën për të kritikua liderët e Pridnijestrovijes, të Abhazisë dhe Osetisë së Jugut. Sepse :në qofte se SHBA dhe Bashkimi Evropian nuk do të pranojë rezultatet e plebishitit në këto republika që nuk njihen në arenën botërore, cila është arsyja atëherë që të shqyrtohet varianti i pavarësisë se Kosovës? Sepse zor se gjendet dikush që do të guxojë të thotë se niveli i demokracisë në Kosovë është më i lartë se në këto republika të ish-BS-it.