0Nënshkrimi më 12 qershor i Marrëvewshjes së shumëpritur të stabilizim-asociimit midis Bashkimit Evropian dhe Shqiperisë u dha një impuls të ri diskutimeve për valën e radhës të zgjerimit të kësaj organizate. Kryeministri i Shqiperisë Sali Berisha, që vizitoi Brukselin e karakterizoi dokumentin si një arritje historike. Mirëpo rezultatet e takimit dyditor të Bashkimit Evropian në Bruksel, që u zhvillau pastaj, i bënë të moderuara vlerësimet tepër optimiste.



0Sot vet kuptohet se të gjitha të thënat për hyrjen në Bashkimin Evropian të anëtarëve të rinj, në radhë të parë, vendeve ballkanike do të mbeten vetoni të thëna gjersa vet Organizata të përcaktojë të ardhmen e saj, dhe para së gjithash, të aprovojë Kushtetuten evropiane. Ndërsa kjo çështje po bëhet gjithnjë e më e paqartë. Në takimin, që u zhvillua në qershor u zgjat e ashtuquajtura "periudhë përsiatjesh", që u shpall para një viti pas rezultateve negative të referendumeve ne Francë dhe Holandë. Dhe tani marrja e vendimit për ljgjin themelor të Organizatës ndërevropiane mund të pritet jo më heret se në gjysmën e dytë te vitit 2008. Siç pranoi sinqerisht presidenti i Francës Jasques Chirac, "tani është e pamundur që të jemi më të përpiktë, sepse tani për tani ne nuk shikojmë asnjë rrugëzgjidhje".



0Mirëpo në marrëdhëniet reciproke Bashkimi Evropian — Ballkan ekziston edhe një çështje tjetër, pa zgjidhjen e së cilës zor se pritet integrimi i rajonit në të ashtuquajturën Evropë unike. Problemi i Kosovës merr gjithnië e më qartë jo vetem tipare të problemi thjesht rajonal, por edhe ndërevropian. Ndërmjetësit ndërkombetarë deklarojnë me zë gjithnjë e më të lartë se vendimi për çështjen e statusit të krahinës duhet të merret deri në fund të vitit, mirëpo përparime reale tani për tani nuk shihen. As medalja e artë për shërbimin civil, që iu dorëzua nga udhëheqja e krahinës S

ø

0ren Jessen-Petersen, ish-kryetar i Misionit të OKB-së për punët e administratës së përkohshme në Kosovë, që e la tashme postin e vet, as premtimet e bujshme të zv.sekretarit amerikan të shtetit Nicholas Burns se viti i 2006-të "duhet të bëhet vit i marrjes së vendimit për Kosovën", nuk janë në gjendje që të fshehin se sa i mprehtë është problemi. Vetë zoti Jessen-Petersen me njërën prej urdhëresavë të veta të fundit e shtyri si të paktën për një vit zhvillimin në krahinë të zgjidhjeve bashkiake te radhës. Sipas fjalëve të tij, ky hap "do të lejojë që bisedimet për çështjen e statusit te mbahen në vatren politike".



0Mirëpo kurrëfarë medaljesh ari dhe vatrash politikr nuk bëjnë të afrohen njëra me tjetrën pozitat e Beogradit dhe të Prishtinës. Ato, si dhe më parë, janë diametralisht te kundërta. Kjo u vërtetua për të satën herë nga deklaratat e fundit të udhëheqësve të erbisë. Kryeministri Vojislav Koštunica, që vizitoi manastrin serb në Graçanicë ditën e 617-vjetorit te betejës në Fushë-Kosovë, dhe presidenti Boris Tadić i propozojnë krahinës një autonomi "nga më të gjerat", ndërsa autoritetet shqiptare të Kosovës as që dëshirojnë të dëgjojnë për ndonjë gjë tjetër përveç pavarësisë së plotë.



0Nuk e bëri më të qartë problemin e Kosovës as seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kushtuar posaçërisht atij. Sekretari i pergjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan në raportin e vet konstatoi rëndësinë kyç të kompromisit në bisedimet për problemin e Kosovës. Mirëpo po ai pranoi se rozitat e palëve mbeten mjaft larg njëra-tjetrës, me gjithë se delegacionet e Beogradit dhe të Prishtinës takohen rregullisht në Vjenë, duke filluar që nga shkurti i vitit në vazhdim.



0Qorrsokaku në zgjidhjen e problemit të Kosovës nuk mund të mos ngjallë shqetësim tek udhëheqja e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Dëshnimi i referendumeve për çështjen e aprovimit të Kushtetutës evropiane u bë pagesë e pashmandshme për zgjerimin e shpejtuar të radhëve të Bashkimit Evropian. Vendet evropiane, që janë mësuar të zbatojnë rregullat e njohura të sjelljes, u trembën nga ardhja me shumicë nga Evropa Lindore e personave të padëshiruar dhe përfaqewsuesve të kriminalitetit te organizuar. Por që të pranosh në Bashkimin Evropian vendet ballkanike para rregullimit të problemit të Kosovës do të thotë një rrezik akoma edhe më i madh, i aftë që tí vërë vizë besimit të vendeve evropiane tek nëpunësit e Organizatës. E njëjta gjë edhe aleanca e Atlantikut të Veriut. Nuk është aspak diçka e rastit që sekretari i saj i përgjithshëm Jaap de Hoop Scheffer deklaroi para pak kohe, se nga takimi i radhës i NATO-s, që do të zhvillohet në nëntor, vendet-kandidate nuk duhet të presin ftesa konkrete.



0Si rezultat u krijua një situatë paradoksale. Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe vendet e tjera ballkanike, të cilat ëndërrojnë për integrimin evropian, mbeten robë të paaftësisë së vet Evropës që të rregullojë problemet ballkanike. Për më tepër, se kaq në Bosjë e Hercegovinë dëgjohen gjithnjë e më shumë zërat e atyre, që vënë në dyshim parimet e Dejtonit, të cilat vetëm pak kohë më parë dukeshin të patundura. Shumëkush në kampin serb ngulmon në të drejtën e serbëve boshnjakë që të bashkohen me Serbonë, në qoftë se Kosovës do ti jepet pavaresia. Dmth., përvijohet gjithnjë e më realisht jo hyrja e Shqipërisë dhe vendeve të ish-Jugosllavisë në Organizatën panevropiane dhe NATO, por rindryshim i ri i kufijëve në rajon.