Në etapën e sotme të marrëdhënieve Rusi-Shqiperi
(Biseda nga Pjetër Iskenderov, schencëtar, kandidat i shkencave historike)

Historia e ndërlikuar dhe dramatike e Ballkanit të bën të mbash një qëndrim menjë farë rezerve ndaj datave të shënuara, që e kanë zanafillën tek ngjarjet qe ndodhën shumë vjetë dhe bile shumë shekujme pare. Triumfet e disa popujve bëheshin tragjedi kombëtare shpesh për fqinjët e tyre, ndërsa afirmimi I shteteve kombëtare shoqërohej nga përndjekja dhe dëbimi i dhunshëm i elementëve të huaj etnikë.

Mirëpo rëndësia e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor të vitit 1912 del larg caqeve të shtampave historike të konflikteve ndërnacionale dhe ndërhyrjes kundërprodnktive të fuqive të mëdha, me të cilat jemi mësuar. Kjo ngjarje — shpallja e pavarësisë – ishte në përputhje të plotë me procesin historik, si dhe lufta e popujve të tjerë ballkanikë — e serbëve, malazezve, bullgarëve, grekëve — për të fituar shtetin e vet, për të ruajtur origjinalitetin kombëtar. Ndërsa ai fakt se Asambleja e përgjithshme shqiptare u mblodh në Vlorë në kulm e sipër të luftës së parë Ballkanike, që po zhvillohej nga popujt e rajonit për çlirimin e tij nga zdjedha osmane, thekson edhe një herë kontekstin e përgjithshëm ballkanik të luftës nacional-çlirimtare të popullit shqiptar.

Mirëpo ngjarjet në fjalë që u zhvilluan pothuajse para një shekulli në Shqipëri kishin edhe një aspekt tjetër jo më me pak rëndësi. Lufta heroike e atdhetarëve shqiptarë i bëri fuqitë e mëdha të tërheqin për herë të parë vëmendjen e vet ndaj nevojave dhe aspiratave detyre, ndonëse që në Kongresin e Berlinit të vitit 1878 kancelari i Gjermanisë Otto Bismark mohoi vet ekzistencën e kombit shqiptar. Dhe një rol më aktiv në afirmimin e Shqiperisë ka luajtur Rusia. Vendi ynë jo vetëm që mbrojti kufijët e shtetit shqiptar mbledhjen e ambasadorëve të fuqive të mëdha në Londër, ndër të tjera, duke ngulmuar në futjen në përbërjen e tij të Shkodrës, por edhe që në fiilim mori një pjesë aktive në veprimtarinë e Komisionit ndërkombëtar të kontrollit, që u bë prototip i misioneve ndërkombëtare të kohës së sotme në Ballkan. Aleksandër Petrijaevi, konsull i përgjithshëm i Rusisë në Vlorë, që në nëntor të vitit 1913, dmth. vetëm tre muaj pas mbarimit të Luftës së dytë ballkanike, paraqiti gjykimet e veta për parimet e marrëdhënieve reciproke Shqipëri-Serbi. Ai vuri në dukje se qeveria e Serbisë do te mund të përpiqej menjëherë të vendoste marrëdhëniet dashamirëse me fiset kufitare shqiptare, të vendoste marrëdhëniet me udhëheqësit e tyre të autoritetshëm dhe bile t’u porositte atyre mbrojtjen e kufirit serbo-shqiptar. Një mospranim të posaçëm tek Petrijaevi shkaktoi propozimi i qeverise serbe, që iu be fuqive të mëdha, për pushtimin e Shqipërisë nga forcat ndërkombëtare. Në këtë mënyrë Serbia kishte ndër mend të mbronte kufirin e vet sulmet e njësive të armatosura shqiptare. Diplomati i Rusisë tbeksoi ge fuqitë e mëdha mund të guxojnë të zhvillojnë një operacion të tillë vetëm në një rast të jashtëzakonshëm, dhe i bëri thirrjes Beogradit që në vend të apelimit tek Evropa të ndërmarrë vet përpjekjet e domosdoshme për normalizimin e marrëdhënieve serbo-shqiptare.

Edhe në vitet e mëpastajshme Rusia kuptonte aspiratat dhe nevojat e Shqipërisë. Sot në marrëdnëniet Rusi-Shqipëri po fillon një etapë e re. Moska dhe Tirana zhvillojnë një bashkëpunim jo vetëm tregtaro-ekonomik, shkencor dhe kulturor, por edhe bashkëpunojnë gjatë zgjidhjes së problemeve aktuale botërore ndër të tjera, edhe në rregullimin kaq të vështirë të situatës rreth Kosovës.

Edhe Rusia, edhe Shqiperia jane te bindura se zgjidhja e problemit të statusit të Kosovës eshtë e pandarë nga realizimi në krahinë i standardeve demokratike — të respektimit të të drejtave dhe interesave të të gjitha grupeve etnike që jetojnë në të, sigurimit te kushtevë të kthimit të refugjatëve me kombëzi — jo shqiptarë. Sigurisht, që mosmarrëveshjet mbeten. Mirëpo përvoja historike të mëson të gjesh kompromise, të bashkëpunosh ngushtë gjatë zgjidhjes së problemeve ballkanike nga më të mprehtat. Edhe Shqipëria, edhe Rusia kanë interesat e veta në këtë rajon që u krijuan historikisht. Dhe ky fakt kërkon nga ata që të zhvillojnë bashkëpunimin në mënyre që marrëdhëniet Rusi-Shqipëri të shndërrohen në një faktor nga më të rëndësishmët të jetës ballkanike dhe ndërkombëtare.