Sipas njoftimeve të agjencive inotmative nga Tirana, kryeministri i Shqiperise   Sali Berisha kundershtoi shtyrjen e vendimit per statusin e
ardhshëm të Kosovës. Sipas fjalëve të tij, po e citojmë atë, kjo “do të vështirësojë situatën dhe do të minojë stabilitetin në gjithë rajonin”. Po japim shenimet e vëzhguesit tonë Pjetër Iskenderov:

Kryetari i qeverisë shqiptare nuk i kurseu ngjyrimet emocionale gjatë komentimit  të vendimit të paradokohsbëm të përfaqësuesit të posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Martti Ahtisaari për pushimin në bisedimet në lidhje me çështjen e përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës. Zoti Berisha vërtetoi se nuk shkon një rrugëzgjidhje tjetër të problemit kosovar përveç dhëniës sepavarësisë krahinës. Pikërisht pavarësia ,sipas fjalëve të tij, është garanci e paqes dhe stabilitetit, ndërsa çdo vendim tjetër do të jete tepër i rrezikshëm për gjithë rajonin dhe vetë Kosovën, theksoi ai në një konference për shtyp.

Një qëndrim i tillë i kryeministrit të Shqipërisë bie ndesh fare hapur jo vetëm me pozitën e vet Martti Ahtisaarit, por edhe me vlerësimet e figurave të tjera të autoritetshme të bisedimeve. Edhe Frenk Vizner, përfaqësues i SHBA-ve, edhe Havjer Solana, përfaqësues suprem i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe sigurimin përkrahën ish-presidentin e Finlandës. Dhe hesapet e tyre janë të kuptueshme. Shpejtimi i zgjidhjes së problemit kosovar në formën e dhënies së pavarësisë krahinës deri në zgjedhjet parlamentare në Serbi, që janë caktuar për 21 janarin e vitit të ardhshëm, është i aftë që të minojë pozitat e koalicionit të tanishëm qeverisës dhe të çoje në pushtet nacionalistët prej Partise radikale. Prandaj Perëndimi shpreson se pushimi i tanishem duhet t’i ndihmojë politikanët më të moderuar serbë që të ruajnë fytyrën dhe mandatin.

Mirëpo puna nuk qëndron vetëm në këtë. Pushimi në bisedimet është jo vetëm i dëshirueshëm për vendet perëndimore, por edhe në shumë gjëra i detyruar. Edhe në Grupin ndërkombëtar të kontaktit, edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, edhe në Bashkimin Evropian ekzistojnë mosmarrëveshje serioze ndaj pranueshmërisë së imponimit të njëanshëm të vendimit Beogradit dhe favorizimit të separatisteve kosovare. Në kushtet e një situate të tillë është, si të paktën një gjë e dyshimtë, që të merret nje vendim përfundimtar.

Por akoma dhe më e dyshimtë duket pozita e udhëheqjes së Shqipërisë. Sepse ajo, jo thjesht, bën thirrje për të shpejtuar bisedimet, por edhe është e gatshme për ta njohur pavarësinë e Kosovës në mënyrë të njëanshme. Preç Zogai, kryetar i komisionit për politikën e jashtme në parlamentin shqiptar, deklaroi këto ditë në Prishtinë, se Tirana “së bashku me vendet-aleate është e gatshme për të përkrahur vullnetin e popullit të Kosovës për krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran”. Ndersa ne qofte se vendimi i kerkuar nuk do të merret, "Shqiperia duhet të jetë e gatshme për ta njohur pavarësinë e Kosovës".

Në kushtet e situatës së tanishme të paqartë rreth rregullimit kosovar thirrje të tilla janë jo vetëm dekonstruktive, por edhe thjesht të rrezikshme. Ato nxitin ato forca në Kosovë, të cilat kanë ndër mend t’ë bëjnë shantazh mbi bashkësinë botërore dhe ta hedhin Ballkanin në një greminë ndeshjesh të përgjakshme të radhës dhe të rishikimit të kufijëve. Ndërhyrja e njëanshme e NATO-s në konfliktin kosovar ne vitin 1999 tashmë çoi në dukjen e qindra mijëra refugjatëve dhe e vuri Shqipërinë buzë katastrofës ekonomiko-sociale. Ndërsa lojërat e tanishme të rrezikshme rreth statusit të krahinës mund të kenë pasoja akoma edhe më të paparashikueshme.