Bosnjë e Hercegovina rrezikohet të shndërrohet në një vatër terroristësh. Për këtë deklaroi në intervistën, dhënë gazetës boshnjake "Nezavisne novine" Sredoje Noviçi, kryetar i shërbimeve speciale kombëtare. Ja ç'shkruan në vazhdim të kësaj teme vëzhguesi ynë Pjetër Iskenderov, kandidat i shkencave historike.

“Unë jam shumë i sigurt se Bosnja është një vatër potenciale terroristësh”. Mendoj, se ju, dëgjues të nderuar, do të pranoni se një konstatim i tille me gojën e kryetarit te agjencise shteterore per hetimet dhe mbrojtjen tingëllon shumë kërcënues. Siç duket, ata politikanët perëndimorë që shpresonin se duke i imponuar Serbisë pavarësinë e Kosovës, do të shërohen si të thuash, nga dhembja ballkanike e kohës, kishin bërë hesapet pa hanxhinë. Dhe puna nuk qëndron vetëm këtu se skenari i tyre mund të mos realizohet plotësisht. Jo më pak e rrezikshme është një gjë tjetër. Zgjidhja e njëanshme e problemit kosovar pa marrë parasysh mendimin e Beogradit, do të zhvlerësojë normat e së drejtës ndërkombëtare në gjithe Ballkanin. Dhe atëherë rajoni mund te kthehet plotesisht 15 vjet prapa — në epokën e luftërave ndëretnike dhe ndërfetare dhe të fushatave për spastrimet etnike. Ndërsa Bosnja e Hercegovina, e cila përmendet gjithjë nga Bashkimi Evropian dae NATO-ja si vitrinë e veprimtarisë paqeruajtëse të Perëndimit' do të shndërrohet në epiqendër të ndeshjes globale të qytetërimeve.

Është për të vënë në dukje se rreziku potencial I terrorizmit në Bosnjë e Hercegovinë ekzistonte gjatë gjithë vjetëve që kur u përfundua marrëveshja e Dejtonit në vitin 1995. Gjatë luftës etniko-civile në këtë ish-republikë jugosllave arritën deri 10 mijë terroristë islamë nga Afrika Veriore dhe vendet e Lindjes së Afërt dhe të Mesme. Autoritetet myslimane të Bosnjës e Hercegovinës i furnizuan ata me dokumente dhe bilei dhanë shtetësi. Pastaj ky u bë një mjet i volitshëm për t’i bërë bishtë dispozitës së marrëveshjes së Dejtonit, që urdhëroi gjithë mercenarët dhe vullnetarët e huaj të largoheshin nga vendi. Dhe autoritetet legalizuan islamikët kaq aktivisht dhe në mënyrë fare të pakontrolluar sa që bile sot, siç pranoi Sredoje Noviçi, nuk dihet numri moxhahirëve, të cilëve iu dha shtetësia boshnjake. “Ne nuk dimë se kush janë ata, nuk dihet se kush prej tyre ka marrë shtetësi sipas dokumenteve shumë të dyshimta dhe bile të falsifikuara, kush janë ata persona, që janë të lidhur me veprimtarinë terroriste”.

Në vitet e mëpastajshme ardhja e terroristëve islamë në Bosnjë e Hercegovinë nuk ndaloi dhe po zhvillohej nën etiketën e fondeve dhe të organizatave islame. Siç thotë kryetari i shërbimeve speciale boshnjake, "organizata të ndryshme terroriste, që ekzistojnë në botë, mund të interesohen shumë për krijimin në Bosnjë të një baze, nga do të mund të rekrutoheshin terroristë të ardhshëm".

Tani rreziku terrorist nga ana e Bosnjes Hercegovinës u rrit shumfish. Ballkani qëndron në prag të një rrotullimi të ri të paqëndrueshmerisë që u provokualnga situata rreth Kosovës. Ndërkaq, lidhjet e ngushta
të ekstremisteve shqiptarë vendës dhe terroristëve islame të Bosnjës e Hercegovinës janë të njohura mirë dhe rreziku i krijimit të një fronti unik islamik me një bazë tjetër në Kosovën e spastruar nga serbët është shumë real.

Në korrik në Sarajevë filloi procesi gjyqësor kundër tre të pandehurve, të cilat, sipas të dhënave të hetimit. kishin ndër mend të kryenin akte terroriste në një vend evropian, të cilit nuk i përmendet emri, për shkak të pjesëmarrjes së tij në operacionet ushtarake në Irak dhe Afganistan. Meriton vëmëndje larmia e tyre etniko-fetare – mysliman boshnjak, suedez me origjine boshnjake dhe qytetari Turqisë, që lindi në Danimarkë. Në qoftë se një “internacionale” të tillë terroriste do t’i shtosh figurantët e perhershëm të gjithe kronikave kriminale – shqiptarët kosovarë — do të 'bëhet e qartë se nga vjen një rrezik i vërtetë për paqen në Ballkan.